lleila Anėtar Aktiv


Anėtarėsuar : 13 May 2008 Mesazhe : 25
 | Titulli: Morali 05.10.08 14:51 | |
| Morali
Morali eshte nje sistem gjykimesh e principesh ne nje shoqeri te caktuar, i bazuar, ose me mire i kushtezuar nga norma kulturore, fetare, filozofike sipas te cilit njerezit klasifikojne veprimet, ose me mire, vendosin nese veprimet e caktuara jane gabim apo mire.
Normat ndryshojne nga shoqeria ne shoqeri. Nje individ, lindur e rritur si kanibal ne x vend nuk e quan te pamoralshem veprimin e tij sepse ne shoqerine ku ai jeton s'eshte i tille. Po ta marresh kete individ ne momentin e lindjes dhe ta zhvendosesh e ta rrisesh ne nje vend si psh, Shqiperia eshte e qarte qe kanibalizmi per te do te ishte i pamoralshem.
Pra morali per cdo shoqeri eshte mburoje qe e mbron nga degradimi e shthurja.
Po individi cakton norma morale per veten?
Jo tamam. Ai zgjedh cilat norma i pershtaten atij si person nga sistemi i gjere i normave te shoqerise ku jeton. Gjithashtu individi vendos dhe limitin, pra vijen ndarese te te moralshmes dhe te pamoralshmes.
A eshte i lidhur morali me ndergjegjen?
Ndergjegjia eshte perpunimi i ndijimeve, mendimeve dhe ndjenjave tona ne nivele te ndryshme te vetedijes.
Ndergjegjia mendoj se ndihmon ose pengon njeriun ne zbatimin apo moszbatimin e veprimeve te moralshme apo te pamoralshme. |
|