Kush jemi, nga vijme dhe ku shkojme …
ForumiForumi  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
 

Njė familje e tėrė u gropos e gjallė pėr akte shtriganėsh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Explorer
Admin
Admin



Anėtarėsuar : 25 Apr 2008
Mesazhe : 775

MesazhTitulli: Njė familje e tėrė u gropos e gjallė pėr akte shtriganėsh   17.07.08 19:11

Indi, njė familje groposet e gjallė: Janė shtriganė

Njė familje e tėrė u gropos e gjallė pėr akte shtriganėsh nė Indi.

Lajmin e ka konfirmuar policia e kėtij vendi, sipas informatave tė sė cilės, kryetari i familjes ėshtė nxjerrė jashtė nga shtėpia e tij nga kryeplaku i fshatit Koilajuli Milanpur, nė Assam.

Fqinjėt e tij e kanė akuzuar se ka bėrė tė vdesė njė banor tė fshatit, i cili ishte i sėmurė rėndė. Pėr kėtė, ata kanė vendosur dhe kanė tėrhequr zvarrė nga shtėpia kryetarin e familjes, gruan, djalin dhe nusen e tij, i kanė dėrguar nė xhungėl ku kanė pėsuar njė vdekje tė tmerrshme.

Kanė qenė me qindra ata qė janė vėrsulur kundėr shtriganėve tė supozuar, duke i akuzuar se kanė shprehur formula tė magjisė sė zezė.

Sipas policisė indiane, i akuzuari i fshatarėve kishte vizituar tė sėmurin rėndė tė fshatit pėr tė belbėzuar disa formula fetare sipas tė cilit, atė do ta kishin ndihmuar pėr t’i kthyer shėndetin.

Por pėr fat tė keq i sėmuri ka vdekur dhe banorėt e fshatit e kanė argumentuar si tė qėllimshme vizitėn e tij. Pas kreut tė familjes, banorėt kanė qėlluar tė shoqen e tij, Majhi, tė birin dhe nusen e tij me tulla e gurė, i kanė tėrhequr nė xhunglėn pranė fshatit dhe mė pas i kanė varrosur tė gjallė.

Edhe pse forcat e rendit po hetojnė mbi kėtė ngjarje dhe e dinė versionin se si ka ndodhur gjithēka, deri tani nuk ka asnjė tė arrestuar.

Nė Indi janė vrarė mbi 500 persona gjatė pesė viteve tė fundit, sepse fqinjėt e tyre mendonin se ata ushtronin akte shtriganėsh.

Besėtytnitė dhe magjia e zezė janė shumė tė pėrhapura nė kėtė vend sidomos nė pjesėn lindore tė tij.

Nė muajin prill, nė Jarkhand, njė grup njerėzish vranė njė grua pėr tė cilėn besonin se ishte shtrigė dhe mė pas vendosėn qė kokėn e saj ta paraqisnin nė njė muze pėr banorėt e fshatit, qė ata tė mos e harronin ngjarjen.

Gjatė kohėve tė fundit autoritetet nė vend dhe policia kanė ndėrmarrė fushata sensibilizimi pėr t’i dhėnė fund kėtij fenomeni tė tmerrshėm nė zonat e pazhvilluara tė vendit.

Nga Panarama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė familje e tėrė u gropos e gjallė pėr akte shtriganėsh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Explorer Univers :: PARANORMALE :: Magji & Shtrigeri-