Explorer Admin


Anėtarėsuar : 25 Apr 2008 Mesazhe : 775
 | Titulli: Magjia e numrit 10 15.09.08 18:32 | |
| Magjia e numrit 10, apo Legjionaret e Futbollit Botėror PublikimeLLAPJANI_1 Shkruan "A ėshtė njė rastėsi qė nga Pele te Maradona, nga Platini te Ziko, nga Totti te Zidan,nga Del Piero tek Ronaldinjo...tė gjitha legjendat e futbollit spektakolar kanė mbajtur fanellėn me numėr 10?
A ėshtė njė rastėsi qė nga Pele te Maradona, nga Platini te Ziko, tė gjitha legjendat e futbollit spektakolar kanė mbajtur fanellėn me numėr 10? Pėrgjigjja ėshtė "jo", sepse kjo fanellė ka diēka magjike.
Njė fanellė qė ka qenė gjithmonė mbi supet e njerėzve qė kishin diēka mė shumė se tė tjerėt. Njė fanellė e veēantė. Merrni rastin e Maradonės.
Qė kur Diego Armando ka lėnė futbollin, si te Napoli, ashtu edhe te kombėtarja argjentinase, asnjė tjetėr nuk mund ta veshė fanellėn me numrin 10. E gabuar? Pėr disa aspekte, ky ėshtė njė numėr i paprekshėm. Pasi e ke mbajtur njė herė, ėshtė e vėshtirė, ose gati e pamundur tė bėsh mė pa tė.
Shpeshherė ai qė e ka nė klubin e tij synon ta mbajė edhe nė kombėtare. Nė klub, ai mund tė luajė edhe me njė fanellė tė zakontė, por kur bėhet fjalė pėr numrin 10 nė kombėtare, atėherė konkurrenca bėhet edhe mė e madhe, pasi "magjia" ka arritur kulmin. Zlatan Ibrahimoviē, pėr shembull, ėshtė "dorėzuar" te Juventuesi nė dėm tė Del Pieros, por te kombėtarja suedeze i ka gjėrat e qarta: numri 10 i pėrket atij.
Duke i hedhur njė sy listės sė futbollistėve tė grumbulluar pėr nė botėror, dallojmė se si disa futbollistė e kanė mjaft tė vėshtirė tė ndahen nga numri 10. Pėr tė luajtur me kėtė numėr, duhet tė kesh karakteristika tė veēanta.
Nė Angli, ku vlen edhe mė pak "fiksimi" i numrit 10, Sven Goran Erikson ia ka besuar kėtė fanellė Majkėll Ouenit. Njė ish-"Top i artė", sa pėr tė kujtuar aftėsitė e 25-vjeēarit. Numri 10 i Italisė ėshtė edhe numri 10 i Romės, kapiteni Franēesko Toti.
Janė tė shumtė ata qė mendojnė se fantazisti ėshtė futbollisti mė i mirė italian i momentit. Kjo fanellė mund tė ishte edhe e tij, por Alesando del Piero, duke ditur rolin e tij si sulmues, ėshtė "kėnaqur" edhe me numrin 7.
Zinedin Zidan, i cili pas kampionatit botėror do t'i japė lamtumirėn futbollit, ka pranuar pesėn te Realin, por te Franca do tė luajė me numrin 10.
Nuk kishte si tė ndodhte ndryshe...asnjė nuk mund t'ia merrte kėtė numėr "tė madhit" Zizu, as "i jashtėzakonshmi" Henri.
Te Brazili, Ronaldinjo i ka shuar dyshimet prej katėr vitesh. Numri 10 i pėrket vetėm atij. Prej dy vitesh, "Dinjo" ėshtė numri 1 i planetit. Adriano ka pranuar shtatėn.
Ndėrkohė, njė interist qė do tė mbajė numrin 10 nė botėror, ėshtė serbi Dejan Stankoviē. Mė pas, me radhė skuadrat e tjera. Spanja me Rejesin, Gjermania me Balakun, Holanda me Van Der Vartin dhe Ēekia me Roziēkin, "magjia" e numrit 10 ka goditur kudo. "
Nga Meriton Sheholli |
|