Jon Moderator


Anėtarėsuar : 05 May 2008 Mesazhe : 366
 | Titulli: Shėrimi 18.09.08 21:01 | |
| Shėrimi, nga magjitė, tek zbulimi i penicilinės
Qė nė kohėt e lashta, njerėzit pėrpiqeshin tė lehtėsonin vuajtjet nga plagė tė ndryshme. Por arti i mjekimit lindi vetėm atėherė, kur njerėzit filluan tė ndihmojnė njėri-tjetrin.
Ky art me zhvillimin e shoqėrisė u shndėrrua nė shkencė mjekėsore. Pėr tė shpjeguar misteret e botės sė panjohur, njeriu i lashtė krijoi magjinė. Dhe gjithe kjo botė e panjohur pėr tė hodhi rrėnjė edhe tek arti i mjekėsisė. Plagosjet i shihte si humbje e magjisė mbrojtėse, ndaj edhe mjekimet e para u shoqėruan me rituale magjike.
Arti i mjekimit mendohet se ka lindur 20 mijė vjet mė parė. Nė shpellat e Pirenejve nė Francė ėshtė gjetur njė vizatim i kėsaj periudhe, ku tregohet njė njeri qė mjekonte tė plagosurit me njė veshje karakteristike.
Vite me radhė, rolin e mjekėve e luanin priftėrinjtė paganė qė gjoja merreshin vesh me forcat e mbinatyrshme. Njeriu duke mjekuar mėsonte nga pėrvoja dhe gabimet e veta.
Ai filloi tė pėrdorte ato metoda mjekimi qė jepnin rezultat dhe tė tjerat i braktiste. Por kudo do tė ishte e pranishme dhe magjia dhe do tė duheshin mijėra vjet qė arti i mjekėsisė tė shkėputej prej saj.
Zhvillimi i mėtejshėm i shoqėrisė njerėzore solli me vete edhe zhvillimin e mjekėsisė. Filluan tė pėrpunoheshin metoda tė reja mjekimi dhe instrumente mjekėsore, tė bėheshin operacionet e para etj. Hapat e parė nė kėtė drejtim u bėnė nė Kinė, Indi, Mesopotami, Egjypt etj.
Librat e lashta indiane japin tė dhėna pėr zhvillimin e mjekėsisė dhe veēanėrisht, tė kirurgjisė nė Indi. Atje pėrshkruhen operacione nga mė tė ndryshmet, sidomos ato plastike, qė ishin karakteristike pėr indianėt,etj.
Egjipti i lashtė
Papiruset nė Egjiptin e lashtė japin tė dhėna tė rėndėsishme pėr njohuritė anatomike, barnat, njohuritė fiziologjike, pėr mjekėt specialistė tė kokės, syve, barkut, dhėmbėve etj. Themeluesi i Dinastisė sė parė egjiptiane, Menesi (3400 vjet p.e.s.) ishte faraon dhe mjek.
I biri i tij Afotisi shkroi njė libėr pėr anatominė e njeriut, qė mendohet tė jetė i pari i kėtij lloji. 3200 vjet p.e.s., perandori Usafis shkroi traktatin mbi enėt nė organizėm, numri i tė cilave sipas tij ishte dymbėdhjetė. Egjiptiani Imfotep qė njihet si mjeku i parė i vėrtetė, jetoi 2600 p.e.s.
Ai kishte njė talent tė gjithanshėm si Leonardo Da Vinēi dhe ėshtė projektuesi i njėrės prej piramidave egjyptiane. Imfotepi ka lėnė shkrimet e para tė ēmueshmė mbi historinė e sėmundjeve dhe shkroi librin "Libri i fshehtė i mjekut", qė ėshtė pėrshkrim i sistemuar i 48 sėmundjeve. Pas vdekjes, egjyptianėt e bėnė atė perėndinė e mjekėsisė.
Mjekėt e vjetėr egjiptianė bėnė pėrpjekje pėr grumbullimin e pėrvojės sė praktikės mjekėsore mbi bazėn e interpretimit tė drejtė tė fakteve. Megjithatė, kishte dhe ligje akoma barbare qė pengonin futjen e gjėrave tė reja nė mjekėsi, siē ishite ligji qė thoshte, se mjekėt qė merrnin pėrsipėr shėrimin e njė tė sėmuri dhe nuk e shėronin atė, dėnoheshin.
Greqia e lashtė
Hipokrati, babai i terminologjisė mjekėsore qė pėrdoret edhe sot Mjekėsia egjiptiane me arritjet e saj u bė baza e zhvillimit tė mjekėsisė nė Greqinė e vjetėr.
Vetė grekėt konsiderohen si nxėnės tė kulturės sė lashtė egjiptiane. Nė veprat e Homerit "Iliada" dhe "Odisea" shprehen njohurite kryesore mbi periudhėn mė tė lashtė tė historisė greke.
Atje jepen edhe tė dhėna mbi mjekėsine e kohės. Homeri tek "Iliada" pėrshkroi rreth 140 raste plagosjesh dhe tregoi sesi mjekoheshin disa prej tyre. Nga poema bindemi se grekėt njihnin edhe pulsimin e zemrės.
Bashkėkohėsi i Heraklitit, Alkameoni nga Krotoniti (500 vjet p.e.s.) ishte i pari qė pranoi se truri ėshtė qendra e veprimtarisė njerėzore. Ai bėri shumė studime tė rėndėsishme duke hapur kufomat. Shkroi njė libėr mbi anatominė, qė u bė baza e mjaft zbulimeve tė mėtejshme anatomike. Ai arriti nė pėrfundimin, qė lėvizja e gjakut, edhe pse nuk ėshtė uniforme, ėshtė e vazhdueshme.
Trikėndėshi platonik i shpirtit
Sipas Platonit ( 427-347 p.e.s.) njeriu drejtohet nga tre llojet e shpirtit ose "pneumat", tė cilat vendosen nė tre organet kryesore; nė tru, nė mėlēi dhe zemėr dhe pėrbėjnė tė ashtuquajturin trekėndėsh tė Platonit.
Aristoteli (384-322 p.e.s.) zhvilloi mė tej teorinė e Platonit dhe njėkohėsisht, bėri edhe njė sėrė eksperimentesh qė ndihmuan nė zhvillimin e mjekėsisė.
Ai ishte i pari qė u pėrpoq tė krahasonte trupin e kafshėve dhe tė studionte embrionin, duke u bėrė kėshtu, nismėtari i anatomisė krahasuese dhe embriologjisė. Ai theksonte se kafsha e ka prejardhjen nga kafsha, dhe nė kėtė mėnyrė ndoqi rrugėn studimit tė organizmit nga pikėpamja e zhvillimit.
Padyshim qė zhvillimi i mjekėsisė nė Greqinė e vjetėr u bė me hapa tė mėdha. Veprat e mjekut tė madh, Hipokratit, janė njė grumbullim dhe pėrgjithėsim i pėrvojės sė deriatėhershme dhe ndihmuan mjaft nė zhvillimin e mjekėsisė.
Termat mjekėsorė tė kohės sonė si kirurgji, pediatri, psikiatri, dermatologji, neurologji etj. dėshmojnė edhe njė herė pėr rolin historik tė Greqisė sė lashtė nė zhvillimin e shkencės mjekėsore.
Aleksandria, vendi ku lulėzoi doktrina aristoteliane
Aleksandri i Maqedonisė, pas pushtimit tė Egjiptit ndėrtoi atje qytetin me emrin e tij, Aleksandrinė, ku se bashku me triumfuesit u pėrhap dhe doktrina e Aristotrelit.
Pas rėnies se perandorise se Aleksandrit te Maqedonise ajo u nda midis komandanteve te tij. Nė Aleksandri u ngrit njė muze me tė cilin komunikonin tė gjithė shkencėtarėt pėr eksperimentet dhe punimet e tyre. Krahas tij u ngrit edhe njė bibliotekė me dorėshkrime nga shumė vende tė botės.
Herofili zbuloi sistemin nervor
Herofili ishte i pari qė filloi tė hapte kufomat pėr studime dhe pėrshkroi njė varg formacionesh; si trurin e madh dhe membranat e tij, pėrshkroi nervat dhe ndreqi gabimet e paraardhesve, qė mendonin se janė njė variant i enėve tė gjakut.
Ai theksoi se nervat janė pjesė e sistemit qė kontrollon lėvizjet dhe pėrcakton ndijimet. Nė kėtė sistem fuste trurin dhe palcėn e kurrizit. Ai zbuloi pulsin dhe njė sėrė formacionesh anatomike, pėrshkroi enėt e gjakut dhe dalloi arteriet nga venat. Rezultatet e kėrkimeve tė tij anatomike duke pėrfshirė edhe tė dhėnat qė njiheshin deri atėherė, i pėrmblodhi nė veprėn e tij mbi anatominė.
Erazistrati, zbulimi i anėve tė gjakut
Erazistrati si Herofili, bėri mjaft zbulime nė sistemin e enėve tė gjakut, la njė pėrshkrim tė zemrės tė cilen e krahasonte me njė pompė, dalloi valvulat e saj nė sajė tė tė cilave gjaku rrjedh nė njė drejtim.
Ai, duke ndjekur rrugėn e qarkullimit tė gjakut, hartoi njė skemė pothuajse tė saktė dhe dha idenė e enėve shumė tė vogla, qė lidhin arteriet me venat. Erazistrati si tė gjithė mjekėt e mėparshėm thoshte se gjaku rrjedh vetėm nė vena, kurse nė arterje ka ajėr.
Duke kritikuar teoritė jo tė drejta mbi sėmundjet, ai pranonte si shkaktare ndryshimet nė inde dhe organe dhe krahasoi organet e sėmura me ato tė shėndosha. |
|